GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Artan Abrashi deputeti i LVV, thotë se nuk mund të japin premtime për rezultatin final të dialogut, pasi Serbia nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe vazhdimisht është destruktive.

21/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Artan Abrashi deputeti i LVV, thotë se nuk mund të japin premtime për rezultatin final të dialogut, pasi Serbia nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe vazhdimisht është destruktive.
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, thotë se nuk mund të japin premtime për rezultatin final të dialogut, pasi Serbia nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe vazhdimisht është destruktive.

Ai thekson për se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis për linjat vitale të shtetit.

Ndërkohë, flet edhe për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe momentumin për liberalizim të vizave.

“Na vjen keq për këtë mosgatishmëri për të dialoguar dhe për të arritur marrëveshje konkrete nga ana e Serbisë. Serbia dukshëm ka një qasje destruktive, ndoshta kjo është si pasojë e politikës së gabuar të bartësve të pushteteve të kaluara në Kosovë.

Tash kemi një qëndrim krejt tjetër, qeveria e re nuk e ka ndërmend të negociojë në dëm tonin për një marrëveshje e cila nuk do të vije kurrë me gjasë me këtë qasje. Andaj ne jemi aty për të zgjidhur problemet dhe jo për të bërë kompromise për linjat vitale të shtetit tonë, siç është sovraniteti, integriteti territorial dhe shumë e shumë kompromise të dëmshme që i kemi pasur të kaluarën. Jemi të interesuar për dialog dhe zgjidhje, por jo në dëm të tonin…

Nuk mund të japim premtime për rezultatin final të këtyre bisedimeve. Ajo çka na takon neve është të kemi gatishmëri të bisedojmë, natyrisht edhe për marrëveshje, por gjithmonë duke marrë parasysh interesat tona”, thotë ai.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar prej dy javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i ekzekutivit është vënë në qendër të kritikave që gjatë kësaj vizite ka pasur pak takime të nivelit politik.

Mirëpo Abrashi shton se opozita po mundohet të zhvlerësojë vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA duke thënë se është e rëndësishme të krijohen partnerë ekonomikë.

“Kemi të bëjmë me vizita dhe lidhje me kompani që ndoshta kanë buxhet dhjetëfish më shumë se buxheti i Republikës së Kosovës. E kuptoj këtë cinizmin e opozitës që mundohen të degradojnë vizitën në diçka të parëndësishme në këto kompani, por duhet të keni parasysh se Kosova, aq sa ka nevojë për partnerë politikë, ka nevojë edhe për partnerë ekonomikë.

Një nga pikat tona vitale të interesit është bindja e investitorëve të rëndësishme sikur vendet ku i vizitoi zotëri Kurti, kompania Uber, Microsoft edhe të tjera të cilat do të hapin një kapitull të ri për vendin tonë dhe uroj që rezultatet e këtyre vizitave t’i shohim shumë shpejtë. Natyrisht presim edhe takime me nivelin politikë në ShBA”, shton ai.

Duke folur për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, deputeti i mazhorancës thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të kenë parasysh nevojën e integrimit evropian të Kosovës.

“Duke marrë parasysh këtë momentum të ri, natyrisht është një situatë e favorshme, porse vendimet përsëri varen nga këto qarqe vendimmarrëse. Ne urojmë që shtetet anëtare të BE-së të kenë parasysh këtë, Kosova duhet të jetë pjesë e integrimeve evropiane duke pas parasysh rrethanat e reja në Evropë. Pasi kemi të bëjmë me një pozicionim mes demokracisë dhe autokracisë. Në anën tjetër e kemi një Serbi që nuk po këputë lidhjen e saj me shtete autokratike. Ka një pozicionim të gabuar duke refuzuar të aplikojë sanksione edhe ndaj shteteve agresore”, deklaron Abrashi.

Nga ana tjetër, Abrashi deklaron se tani është momentumi i duhur për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Republika e Kosovës tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ndonëse faji nuk është tek ne, është si rezultat i mungesës së kompromisit tek vendet anëtare të BE-së. Ne urojmë që shumë shpejtë kjo të tejkalohet dhe qytetarëve tanë t’i mundësohet lëvizja e lirë, ashtu siç është zotuar dhe premtuar.

Pas agresionit ushtarak në Ukrainë, është krijuar një momentum i ri në të gjithë Evropën. Po besoj se tash qarqet vendimmarrëse të BE-së dhe të tjerat e kanë parasysh se vetëm orientimi nga vlerat demokratike dhe perëndimore të cilat Republika jonë i ka bërë deri në thelb, duhet të na mundësojnë neve qasje në gjitha strukturat që tashmë i kemi proklamu se janë në interes tonin për inkuadrim”, përfundon Abrashi

Tags: Albin KurtiArtan AbrashiDialogu Kosovë-SerbiKosova në KiE
ShareTweetShare
Previous Post

“A u ribashkove me Borën?”

Next Post

Thirrja e G7 për dialogun Kosovë-Serbi, deklarata e Sarrazinit për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së – top lajmet e javës

Next Post
Thirrja e G7 për dialogun Kosovë-Serbi, deklarata e Sarrazinit për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së – top lajmet e javës

Thirrja e G7 për dialogun Kosovë-Serbi, deklarata e Sarrazinit për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së – top lajmet e javës

Lajmet e fundit

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.