Skuadra e Sportingut ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Europa League, ku sonte elimiminoi Arsenalin, duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.
Kjo pasi koha e rregullt e kishte përfunduar me rezultat të barabart 1-1, ndërsa rezultati i përgjitshëm ishte 3-3.
Granit Xhaka i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 19-të, dhe me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Sportingu arriti të barazoj rezultatin me një supergol të shënuar nga Pedro Goncalves, i cili shënoi nga mesi i fushës në minutën e 62-të.