Opinionisti, Dardan Islami ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tash e 15 vjet ka marr ndihmë indirekte nga Rusia.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Islami tha se një shembull është kur Rusia goditi kundërshtarët e Kurtit, duke iu referuar ish-krerëve të UÇK-së, që tashmë janë në proces gjyqësor në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
“Ka dhjetë vjet që Rusia godet UÇK-në, dhe arriti me i çu në burg. Ke ndihmë direkte, dhe ke ndihmë indirekte. Albin Kurti e ka marr indirekt ndihmën prej Rusisë këto 15 vjet. Çka ndodh? Ai që do me të ndihmu ty, ai nuk të lëvdon, por ta godet kundërshtarin, ta çon në burg me fjalë të tjera, në rastin tonë”, tha ai.