Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Me këtë rast ministri Sprūds është pritur me një ceremoni shtetërore të shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Takimi ndërmjet ministrave është zhvilluar në objektin e MB-së.