Sot në Kosovë do të arrijnë 515 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat janë siguruar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, shkruan Reporteri.net.
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se për t’i pritur këto vaksina, do të dalin krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Komunikata e plotë nga MSH:
Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.
Në ceremoninë pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Ceremonia fillon në ora 14:00 në IKSHPK.