Ilkay Gundogan nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i ri i Barcelonës.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe mesfushorit gjerman.
Gundogan do të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Sipas tij, Barcelona ka vendosur një klauzolë prej 500 milionë euro për lirimin e tij.