Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Stanqiq, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Policia njofton se kishte ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti gjatë legjitimimit ka pranuar se pasi i është refuzuar hyrja në
Kosovë përmes pikë kalimeve të rregullta kufitare ka hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe gjyqtari i shtetit. Pas procedimit të rastit në gjykatë i dyshuari është liruar.