Është arrestuar një shtetase e Shqipërisë në Gjilan, nën dyshimin se vazhdimisht e ka kërcënuar një burrë për t’i dhënë para, shkruan Gazeta Express.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Gjilan, 14.03.2022-09:10. Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim e policisë.