Një serb në magjistralen Gjilan-Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Kjo pasi i njëjti kishte tentuar t’i korruptojë policët e Kosovës me 20 euro.
‘‘DHËNIE E RYSHFETIT – Magj. Gjilan-Prishtinë 12.04.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.