Një person është arrestuar në Levoshë të Pejës për një vrasje që ka ndodhur me 4 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka njoftuar se dje me datën 19.05.2023 është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin.
Po ashtu në konsultim me prokurorin është ndryshuar cilësimi i veprës nga hetim i vdekjes në vrasje nga pakujdesia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt