Rastet kur personat arrestohen nga Policia për gjuajtje me armë zjarri nuk janë edhe të
paktë në vendin tonë e sidomos gjatë verës.
Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 20:30 në fshatin Vulljakë të Klinës, me ç’rast një person ka shkrepur me armë në një aheng familjar, shkruan Gazeta Papirus.
Me tu informuar lidhur me rastin, Policia ka dalur në vendngjarje dhe i ka sekuestruar armën të dyshuarit.
Policia ka gjetur një revole me gas, një karikator, 26 gëzhoja dhe dy fishekë te kalibrit 9 mm.
Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
/GazetaPapirus/