Një person në Mitrovicë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Ngjarja ndodhi në orët e mesditës të së enjtes dhe për këtë vetë viktima raportoi në Policinë e Kosovës. Viktima ka marrë trajtim mjekësor ndërsa me të dyshuarin është vazhduar me procedurat juridike.
“Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.