Është arrestuar një person në Istog, pasi dyshohet se ka rrahur gruan dhe të bijën.
Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.84 promilë në momentin e sulmit.
Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.