Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të zyrtarëve policorë të rendit publik të Prishtinës, sot më 10.09. 2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnëdhe më pas të arrestojnë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur nëkërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).
Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë.