Një person është arrestuar në rajonin e Gjakovës.
Ai dyshohet se e ka dhunuar motrën e tij.
I njëjti ka qenë edhe në kërkim ndërkombëtar.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Në orët e pasditës në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës përmes njësitit të saj FAST- që vepron në kuadër të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.