Abuzimi me lëndë narkotike nga të rinjtë vazhdon të jetë shqetësim për institucionet.
Një rast i tillë është zbuluar në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në kryeqytet, ku Njësia e Antidrogës ka ndalur për kontroll një 22-vjeçar.
Policia poashtu ka sekuestruar edhe një mjet të mprehtë.
Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprat penale “Posedim i paautorizuar substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe për “Armëmbajtje pa leje”.