Arrestohet një i mitur në Podujevë, rrahu prindërit dhe motrën
Është arrestuar një i mitur të premten rreth orës 17:30 në Podujevë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe motrës.
Sipas policisë, viktimat kanë refuzuar trajtimin mjekësor, ndërkaq të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull i mitur pasi që i njëjti i kishte sulmuar fizikisht viktimat prindërit dhe motrën e tij. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin e policisë.