Është arrestuar një i mitur në Podujevë, pasi i njëjti ka postuar në rrjetet sociale një kallash.
Policia ka bërë të ditur se është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që më datë 01.03.2025 kishte postuar në rrjetet sociale një armë zjarri të tipit AK-47. Është bërë konfiskimi i armës AK-47 me një karikator. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.