Është arrestuar një i dyshuar për dhunimin e një 71 vjeçareje në Skenderaj.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar”, deklaroi Zahiti për Indeksonline.
Më herët edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte deklaruar se rasti dyshohet të ketë ndodhur në Skenderaj, teksa i dyshuari për këtë vepër penale, dyshohet se është i një moshe të re.
Rasti u raportua të dielën, teksa thuhet se ka ndodhur pak ditë përpara raportimit.