Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe një burrë në Deçan.
Të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur kartelat bankare të personave me aftësi të kufizuara për të tërhequr pensionet e tyre, në bashkëveprim për përfitime pasurore.
Policia ka kryer kontrolle në tri lokacione dhe ka sekuestruar prova materiale, përfshirë kartela bankare, armë zjarri dhe dokumente të tjera.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.