Sot është arrestuar një 32-vjeçar i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Policia përmes një komunikatë për media, sipas të cilës i arrestuari ka qenë i dënuar më katër muaj burgim.
N.H. është arrestuar në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /GazetaExpress/