Burime të IndeksOnline pohojnë se Driton Ibishi ishte në kërkim tash e sa kohë nga policia maqedonase, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në aktivitete kriminale të organizuara.
Ibishi është lokalizuar dhe arrestuar nga njësiti EuroFast i Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

52-vjeçari, banor i Shkupit, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar tash e një vit.
Në fletarrestin e siguruar nga IndeksOnline shkruhet si vijon:
“Kërkohet pas shpalljes së fletarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me urdhër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 paragrafi 3 (tregti me drogë) nga Kodi Penal i RMV-së”.
Akoma nuk dihet se kur do të vijohet me procedurat e nevojshme,. përfshirë dhe ekstradimin e tij në RMV.