Antidroga e Policisë së Kosovës ka arrestuar një person të shtunën në Prishtinë, si të dyshuar për posedim të narkotikëve.
I dyshuari fillimisht kishte tentuar të largohej, dhe kishte hedhur në tokë një qese të dyshuar me narkotikë.
Por, zyrtarët policorë pas pesë minutave ndjekje arritën ta kapnin, ndërsa gjatë kontrollit në trup i është gjetur edhe një armë.
Më pas të dyshuarit F.D. (2000) i është batisur edhe shtëpia ku i janë gjetur dy paketime me marihuanë, njëra me peshë 556 gramë e tjetra me peshë 568 gramë. Ndërsa po ashtu i është gjetur edhe një armë AK-47 me dy karikatorë.