Alil Demiri është arrestuar në Kosovë. Sipas informacioneve të portalit në gjuhën maqedonase A1on, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.
Ky informacion është konfirmuar edhe nga policia maqedonase.
Demiri është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar të MPB-së. Maqedonia e kërkon lidhur me vrasjen e rëndë të pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës.
Fletarresti është lëshuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal