Autoritetet policore kanë arrestuar ministrin e Ministrisë së Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor dhe Pronës Shtetërore të Kroacisë, Darko Horvat. Ky i fundit u arrestua dhe është dërguar në Zagreb pas bastisjes së shtëpisë së tij në Megjimurje, ku sipas avokatit të tij, ai do të merret në pyetje në USKOK. Avokati Vladimir Teresak konfirmoi për HTV me telefon se ishte kryer një kontroll në shtëpinë e ministrit ndërsa qeveritari është arrestuar edhe zyrtarisht dhe do të merrej në pyetje në kryeqytetin kroat, Zagreb.
“Unë do të vij në Uskok, ku do të merret ai në pyetje”, pohoi shkurt avokati. I pyetur se për çfarë akuzohet ministri, avokati tha se bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por se nuk di detaje.
Kujtojmë se policia po hetonte rolin e Horvatit në abuzimet tashmë të lidhura me ish-asistenten e tij, Ana Mandac. USKOK dyshon se me kërkesë të Josip Rimacit ka pranuar të mbështesë zejtarët nga Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Horvati.
Mandac ishte arrestuar në vitin 2020 me Josip Rimac dhe 11 persona të tjerë. Ana Mandac u kap teksa komunikonte në telefon me Josip Rimacin, i cili i kërkoi asaj t’i jepte ndihmë shtetërore tre sipërmarrësve. Njëri prej tyre në vitin 2019 ka marrë 185 mijë kuna (24 mijë euro), ndërsa dy nga 200 mijë kuna (27 mijë euro) ndihmë financiare.
Mediat kroate kanë raportuar se kjo është hera e parë që një ministër arrestohet gjersa është pjesëtar i qeverisë pasi që në të kaluarën janë arrestuar pas shkarkimit ose kur kishin poste qeveritare./ALSAT