Ministri i Sigurisë së BiH-së Nenad Neshiq u arrestua të enjten së bashku me gjashtë persona të tjerë dhe të gjithë dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale të korrupsionit, konfirmuar gjatë ditës nga selia e Prokurorisë së BeH-së në Sarajevë.
Ata dyshohet se si drejtues të JP “Putevi RS” dhe persona që kanë bërë biznes me kompaninë në fjalë, kanë kryer veprat penale të komplotit për kryerjen e veprave penale, pastrim parash, shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.
Neshiq është gjithashtu kreu i Aleancës Popullore Demokratike (DNS), një parti që është një partner koalicioni i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), të kryesuar nga Milorad Dodik . Përveçse në nivel shtetëror, DNS është edhe pjesë përbërëse e qeverisë në RS.