Ishte vet avokati Berisha që njoftoi për këtë ngjarje duke shprehur edhe mirënjohjen për Policinë e Kosovës.
Një simpatizues i zjarrtë i Lëvizjes Vetëvendosje me emrin Abdullah Mjeku është arrestuar nga Policia e Kosovës në dyshime për veprën penale “kanosje” ndaj avokatit kosovar, Besnik Berisha, ka njoftuar ky i fundit për “Sinjali”-n.
“Po, është e vërtetë. E falëndëroj Policinë për reagimin e shpejtë dhe Prokurorinë për efikasitet në kapjen e të dyshuarit dhe ndalimin e tij. I besoj drejtësisë, nuk dua të komentoj më shumë.
Për korrektësi, kërcënimi nuk lidhet asgjë me punën time si avokat e as si pronar i mediumit, por siç duket militanti i partisë është shqetësuar për kritikat që unë në vazhdimësi i kam bërë për pushtetin dhe për këtë arsye ka vendosur të më kanos seriozisht”, tha Berisha