Arrestohet Astrit Mehmeti i njohur me njofkën “Llepota”, i cili ndodhej në arrati për më shumë se një vit.
Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se Llepota është arrestuar në një vend turistik të premten në Spanjë, dhe pritet të ekstradohet në Kosovë.
Ai është arrestuar në bazë urdhërarresti ndërkombëtarë, lidhur me rastin e plagosjes në në Duplex.
Llepota kishte plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex”, para një viti e gjysmë në Prishtinë.
Astrit Mehmeti, kishte qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.