Është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës.
Raportohet se Policia e Maqedonisë së Veriut mbrëmë në orën 19:30 minuta, në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” ka privuar nga liria SH.K. (38) nga Kosova
Siç kumtoi MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa nacionale kosovare, të cilin ai po e drejtonte, është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës.
Automjeti është sekuestruar, kurse SH.K. është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.