Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Sipas mediumit Tëvë1 dhe bazuar në burimet e veta, bëhet e ditur Kilaj është arrestuar në shtëpinë e tij në Malishevë.
Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe i njëjti ishte arrestuar edhe më parë nga kjo Gjykatë, më 2 nëntor 2023.
Ai u lirua më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës të datës 3 maj 2024.