Është arrestuar Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal në Dibër.
Sipas policisë, Shehu dyshohet se ka përndjekur një burrë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale ‘Përndjekja’”, thuhet në njoftimin e policisë.