Të hënën rreth orës 12:00 është arrestuar një person në Gjakovë, pasi që dyshohet se i njëjti ka bashkëjetuar me një të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 14.08.2023 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.