Sot gjatë ditës është arrestuar nga Policia e Kosovës, Lundrim Beqiri.
Beqiri dyshohet se me datën 30 Tetor 2021, kishte privuar nga jeta të riun, Albert Muja.
I dyshuari Beqiri sot u sjell në stacionin e Policisë së Kosovë në Mitrovicë i lidhur në pranga.
Ndryshe, vrasja e Mujës kishte bërë që të reagojnë të gjitha institucionet, duke kërkuar drejtësi për të gjitha vrasjet.
Albert Muja u vra gjatë përleshjes me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK. në tetor 2021