Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00 ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar me inicialet B.M., 27-vjeçar, pasi gjatë ndalimit dhe kontrollit tek i njëjti janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë.
Në njoftimin e PK-së u tha se pas disa kontrolleve në banesën e tij, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 27 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë, 3 qese të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë, një peshore digjitale e cila ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla, një qese e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit, dy telefona celularë dhe 1 mijë e 545 euro.
“Sasia e substancave narkotike e konfiskuar është 77.6 gramë e që në vlerë parash
konsiderohet të jetë 7 mijë e 760 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e
mbajtjes për 48 orë”.