Është arrestuar një person pasi i njëjti kishte shkuar për të kërkuar ndihmë në QKMF-në në Deçan, ndërsa mjekët kanë raportuar se i njëjti kishte sjellje agresive.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, janë gjetur e konfiskuar 5.4 gramë marihuanë dhe një brisk.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.