Dhjetë persona janë vrarë nga të shtënat me armë në shtetin e Nju Jorkut.
Sulmi po hetohet si krim urrejtjeje me motive racore, shkruan BBC, përcjell Gazeta Blic.
Një 18-vjeçar i veshur me veshje ushtarake u arrestua pas një përplasjeje në vendin e ngjarjes në qytetin e Buffalos.
I dyshuari hyri në një supermarket të ngjeshur të shtunën pasdite përpara se të hapte zjarr, derisa ai u fut live dhe transmetoi sulmin në internet, tha policia.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e ka dënuar atë që ai e quajti një sulm “të neveritshëm”.
“Ne po hetjmë këtë incident si një krim urrejtjeje dhe një rast të ekstremizmit të dhunshëm me motive racore”, tha në një konferencë shtypi Stephen Belongia, agjenti përgjegjës i zyrës së FBI-së në Buffalo.
I dyshuari besohet se ka vozitur për disa orë për të arritur në zonën kryesisht të zezë të qytetit. Trembëdhjetë njerëz u qëlluan në total dhe shumica e viktimave ishin me ngjyrë, tha komisioneri i policisë së Buffalo Joseph Gramaglia.
Duke folur për CBS, një burim policor pretendoi se burri kishte bërtitur sharje racore gjatë të shtënave.
Tre viktimat e plagosur, të cilët punonin të gjithë në supermarket, nuk kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.Zyrtarët thanë se një oficer policie në pension, i cili punonte si roje sigurie u përpoq të qëllonte të dyshuarin, por ishte në mesin e të vrarëve.
Policia shtoi se i dyshuari mbante një pushkë me fuqi të lartë dhe mbante parzmore, si dhe një helmetë. Ai ka dorëzuar armën pas një përplasjeje të tensionuar dhe është dërguar në mbajtje.Ai që atëherë është akuzuar në gjykatë për vrasje të shkallës së parë, sipas Prokurorit të Qarkut Erie, John Flynn. Ai shtoi se ende mund të ngrihen akuza të tjera.