GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Arrestohen shtatë kosovarë nga Policia e Serbisë në Merdarë, familjari i dy prej të arrestuarve jep detaje

14/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Arrestohen shtatë kosovarë nga Policia e Serbisë në Merdarë, familjari i dy prej të arrestuarve jep detaje
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatë persona nga Podujeva janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, qytetari nga Podujeva dhe familjari i dy prej të arrestuarve, Labinot Maliqi.

Maliqi tregoi se si policia serbe e ka ndal veturën në kufi dhe i kanë arrestuar vëllanë Dervish Maliqin dhe dhëndrin e tij, Esat Muqollin.

Ai tha se vetëm dje autoritetet serbe i kanë marrë shtatë persona, përfshirë vëllanë dhe dhëndrin e tij.

Maliqi theksoi se ai ka një kompani për bartjen e veturave dhe ishin nisur në drejtim të Gjermanisë.

“Unë kam qenë aty, jemi nis me shku për Gjermani, merremi me bartjen e veturave, në Merdarë i kanë ndal dhe ju kanë thënë veç shkoni parkojeni kerrin atje dhe hajdeni. Ata nuk i ka marrë policia e Merdares, po policia e BIA-së nga Beogradi. E kanë parku veturën, i kanë shti brenda. Më njoftuan, shkova…E pyeta policinë për çka po i merrni, e ai më tha ‘veç që jeni shqiptarë’. D.m.th kjo është hakmarrje që janë arrestu këta dje në Mitrovicë…ndërsa mua më lanë, ma dhanë veturën me dokumente. Ti tha je i lirë, shko merre veturën…”, tha ai.

Tutje Maliqi tha se ka qëndruar deri vonë në Kurshumli, mirëpo s’ka mundur të bëj asgjë për lirimin e tyre.

Ai tregoi se për momentin ata gjenden në paraburgim në Prokuple në mbajtje për 48 orë, pa aktakuzë ose ndonjë shkresë.

“Deri mbrëmë kam qenë në stacionin policorë të Kurshumlisë, mbrëmë i kanë çu në burg të Prokuplesë, në paraburgim 48 orë. S’ka as akuzë, as shkresë veç gojarisht që më kanë thënë…për momentin jam në Podujevë”, tha ai.

Po ashtu familjari i dy prej të arrestuarve tha se në Kosovë i ka lajmëruar të gjitha autoritetet, mirëpo tha se ata nuk po munden të ndërmarrin asnjë hap.

I kam lajmëruar të gjitha autoritet e Kosovës. Është i lajmëruam komplet sistemi i policisë, e më thanë që s’mundemi kurrgjë me bo. Një zyrë ndërlidhëse është e OSBE-së në Beograd u njoftu, tjetër s’po di kënd me njoftu. Njërin e kam vëlla e tjetrin dhëndër, e dytë punojnë për mu. Dervish Maliqi, 1996 dhe Esat Muqolli, 1976. Tash kismet po shkoj andej, dhe po besoj që veç shkoj për badihava se s’kam mem lanë me i pa. Dje janë arrestu 7 llapjan, i pari që u arrestu është Fatmir Hajdari dhe pastaj janë arrestu shoferët e kamionëve dhe më pas janë arrestu këta dy…katër i kanë qu në Prekuple e tre tjerë se di”, ka thënë Maliqi.

Ndryshe, dy javë më parë për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), u kishte bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.

ShareTweetShare
Previous Post

Vdesin dy burra në Pejë: Njëri u raportua i zhdukur, tjetri kishte probleme psikike

Next Post

Foli ky deputeti i VV’së: Po t’mos kishte pas frikë Rama edhe viza i kishte vendos Kosovës

Next Post
Gola: Projektligji për liritë fetare garanton sekularitetin e shtetit

Foli ky deputeti i VV’së: Po t’mos kishte pas frikë Rama edhe viza i kishte vendos Kosovës

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.