Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të hënën pasi Policia e Kosovës i arrestoi ata nën dyshimin për vjedhje të rëndë.
“Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një punëtori, ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro: pjesë të makinave për përpunimin e plastikës, mjete të ndryshme të punës, 10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës, 8 ngrohëse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës, 5 pompa të ujit, 1 trafo e rrymës/furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë” – thuhet në njoftim.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë e cila është raportuar me datën 27.11.2022.