Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, të premten në mbrëmje, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposaviqit kanë ndaluar për kontroll dy vetura.
Sipas një njoftimi për media, veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë.
“Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4,240 gramë.
Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike”, bëhet e ditur në njoftim të Policisë së Kosovës.