Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj .
Në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’ me dënim burgimi prej një (1) viti.
Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e pylli ’’ me dënim burgimi prej dhjetë (10 ) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.