Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi që të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30.
Në konsultim me prokurorin njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.