Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona, babë e djalë, të cilët u rrahën mes vete, transmeton Telegrafi.
“Prishtinë, 08.06.2024-18:40. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Papirus/