Në mëngjesin e sotëm, policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona në Prizren, të dyshuar për grabitje dhe tentim grabitje.
Në postimin e forcave të rendit, thuhet se arrestimi është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme për të dyshuarit.
”Arrestohen katër të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe “Tentim grabitje”
Prizren, 09 janar 2025
Me datën 08.01.2025, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ,si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuari:
I.B viti i lindjes 2010 m.r.k
E.Z viti i lindjes 2007 m.r.k
F.Z viti i lindjes 2009 m.r.k
B.M viti i lindjes 2008 m.r.k
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 08.01.2024 rreth orës 18:15, të hekurudha – afër stacionit autobusëve Prizren. Me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) ka arrit nga viktima (R.C), t’i marrin 200 euro, dy viktimat kanë pësuar lëndime.
Te dëmtuarit kanë marr ndihmën e parë mjekësore ne spital dhe me pas janë liruar. Sektori i hetimeve kanë arrestuar te dyshuarit, i kanë sjell ne stacionin policor ne Prizren dhe në prezence te avokateve, prindërve, punëtoreve social janë intervistuar dhe kanë pranuar veprën penale në tersi.
Lidhur me veprimet hetimore, është informuar Prokurori Kujdestar për te Mitur dhe ndaj katër te dyshuarve është lëshuar Aktvendim për ndalim 24 orë. Ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe “Tentim Grabitje”, thuhet në postimin e plotë të policisë.