Policia ka arrestuar tre persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Mundësim/detyrim për prostitucion’.
Të njëjtit dyshohet se kanë ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.
Kurse, pas një kontrolli policia i ka sekuestruar të njëjtëve tre telefona, një pistoletë, fishekë e para.
“Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.