Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit të lajmit se tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit janë arrestuar.
Haradinaj në postimin e tij ka thënë se ky është mesazh i qartë se askush s’mund të fshihet pas krimit dhe se drejtësia do arrijë te secili, shkruan lajmi.net.
Ai ka përgëzuar organet e drejtësisë për punën e tyre.
Postimi i plotë:
Përshëndes kapjen e autorëve të krimit që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.
Ramush Haradinaj44 minuta më parë
Përshëndes kapjen e të dyshuarve për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.
Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.
Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.
RH