Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, është arrestuar.
Molliqaj, ka thënë se Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, kësisoj, sipas tij, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi.
Tutje, i pari i PSD-së, ka shtuar se, kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit, i çelë rrugë arbitraritetit.
Arrestohet Nol Nushi
Rreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë. Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug.
Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla.
Nol Nushi lirohet, por i ndalet letërnjoftimi. Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente