Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për nisjen e vendosjes së barrikadë në Mitrovicë të Veriut. Ky veprim ka ardhur pas arrestimit të një ish-zyrtari policor serb, i cili po dyshohet për njërin nga incidentet e fundit atje.
Sipas informacioneve të para kjo është arsyeja pse serbët lokalë në Rudar kanë bllokuar rrugën, në shenjë revolte.
Sinjalizuesi i Sinjalit bën me dije se polici i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka hedhur një shok-bombë ditëve të fundit në Veri.
Ky informacion është ende i pakonfirmuar.