Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Po shembet piramida e krimit falë opozitës”, tha Berisha i pyetur nga një gazetar teksa po dilte nga selia e PD-së.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme.
Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Burime të Panorama.al konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.