Ish deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi që sot në Itali është arrestuar këngëtarja Elsa Lila
Elsa u arrestua mëngjesin e ditës së sotme nga Policia e Italisë bashkë më 13 persona të tjerë ku dyshohet për trafikim droge.
Sipas asaj “Corriera della Citta”, 41 vjeçarja e kishte për detyrë që të menaxhonte llogaritë e grupit kriminal që bënte shitjen e drogës.
“1000 herë me burgos, 2000 here me dënu, për mu, Elsa Lila mbetët njeri fantastik, artiste brilante”, ka shkruar në këtë status Milaim Zeka.
Tutje, ai ka pasur kritika edhe për mediat shqiptare që e kanë përcjellë këtë ngjarje sot, të cilat ai i ka quajtur “taleban”.
“Vetëm kafshëria mediatike shqiptare të denojnë, fyejnë e persekutojnë, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Sipas mediave italiane, gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.
Emri i këtij të fundit dali edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza.