Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndalimin e 16 serbëve në Kosovë në dy ditët e fundit. Katër janë ndaluar në Gjakovë e 12 në Prizren.
Vuçiq në një adresim publik u viktimizua duke folur për “terror” ndaj serbëve.
“Imagjinoni, disa nga ata njerëz janë anëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Kjo ju tregon se çfarë lloj terrori kundër serbëve vazhdon, sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është se është kundër serbëve. Sigurisht, të gjithë do të heshtin e s’do të thonë asnjë fjalë”, tha Vuçiq.